- Kryeministri i Kanadasë: Evropa mund të ndërtojë një rend të ri botëror
- Kryeministri i Kanadasë: Evropa mund të ndërtojë një rend të ri botëror
- Mot me diell, temperaturat deri në 24 gradë
- Ndodhi në vitin 2014 – cili ishte skandali më i madh në historinë e Met Gala?
- Borxhi i Amerikës tani është më i madh se GDP-ja – çfarë do të thotë kjo për ekonominë?
- “Nëse Arsenali fiton këtë ndeshje, fiton titullin” – Carragher beson se Topçinjtë e kanë në dorë trofeun
- Mushkolaj: Shumë mirë që PDK-ja nuk e pranon Nismën
- Iranit do t’i duhet deri në një vit për të siguruar armë bërthamore
Author: korrektpress
Loret Sadiku është rikthyer në futbollin suedez dhe atë te klubi ku u bë i famshëm, Helsingborgs IF. Mbrojtësi kosovar kaloi dy vite te kjo skuadër nga 2012 deri më 2014, derisa për 10 vite qëndroi ë Turqi te Mersinspor, Kasimpasa dhe Adanaspor. Ai për një periudhë dy vjeçare ishte edhe pjesë e Hammarby në elitën e futbollit suedez. 34-vjeçari është rikthyer te Helsingborgs duke nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026. Ish-reprezentuesi kosovar është shprehur shumë i lumtur që më në fund është rikthyer në shtëpi. “Ndihem shumë mirë. Më ka munguar të luaja në Olympia, familja ime…
Drita do të luaj ndeshjen e radhës në Evropë, ku përballet me Celjen në udhëtim.Kampioni i Kosovës do të kërkojë një përmbysje historike për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës.Gjilanasit janë mposhtur nga lideri aktual i kampionatit slloven në ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 3-2.Gjithsesi sfida është e hapur dhe trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka premtuar luftë të madhe.Sfida mes Celjes dhe Dritës fillon nga ora 18:45. /Telegrafi/
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka qëndruar të mërkurën në Kosovë, ndërsa vizitën e saj e nisi me Prekazin, ku u prit nga familja Jashari.Spiropali gjatë vizitës në Kosovë takoi krerët e shtetit dhe ata të partive opozitare. Gjatë vizitës së saj në Prekaz, ministrja shqiptare u prit nga Rifat Jashari. Pas vizitës atje, Spiropali në një postim në Facebook shkroi se në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë, por përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar.‘Ka vende ku fjalët bëhen të vogla.Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe…
Sipas raportimeve të fundit, kompania teknologjike nga Kupertino po konsideron të prezantojë një ngjyrë të re të kuqe si opsion premium për modelet e saj të ardhshme iPhone Pro. Kjo ngjyrë do të ishte një nga përzgjedhjet kryesore, pas suksesit të ngjyrës “Cosmic Orange” në modelin aktual iPhone 17 Pro, e cila është pritur shumë mirë nga përdoruesit.Derisa Apple ka ofruar më parë variante të kuqe të modeleve të saj përmes linjës humanitare (PRODUCT)RED, kjo është hera e parë që ngjyra e kuqe konsiderohet si opsion kryesor për versionet Pro, që tradicionalisht kanë ardhur në tonalitete më neutrale si gri…
Meghan Markle dhe Princi Harry filluan një vizitë dy-ditore në Jordani, gjatë së cilës ata vizituan spitalet dhe kampet e refugjatëve dhe u takuan me të rinj sirianë dhe palestinezë të prekur nga konflikti. Vizita vjen me ftesë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe përqendrohet në aktivitetet humanitare dhe kujdesin shëndetësor të refugjatëve.Çifti vizitoi Spitalin Special në Aman, ku folën me mjekët dhe takuan Marian 14-vjeçare, një viktimë e djegieve të rënda. Meghan foli gjithashtu me Jaberin 17-vjeçar, një të ri me këmbë të thyera i cili u dërgua me aeroplan në Jordani nga Gaza për trajtim urgjent.Dr. Hamzeh Odeh,…
Deputetja e Vlora Çitaku ka komentuar punën e presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.Çitaku deklaroi se Osmani nuk ka treguar që trajton të gjitha palët në mënyrë të barabartë gjatë mandatit të saj. Ajo shtoi se ka pasur edhe raste konkrete të shkeljeve kushtetuese.“Në 5 vitet e fundit nuk është dëshmuar që ka trajtuar barabartë palët, ka pasur raste konkrete kur janë bërë shkelje kushtetuese”, tha Çitaku në televizionin T7.Sipas deputetes së PDK-së, në shumë raste Osmani ose është rreshtuar me Qeverinë, ose ka qëndruar e heshtur, duke lënë të hapur dyshime mbi neutralitetin e saj institucional.
Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërkaq moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/sek.Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 8 deri 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, 1–4 m/s. /Telegrafi/
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike në Beograd për shkak të problemeve serioze shëndetësore dhe është vendosur në repartin e pulmonologjisë. Ai po merr trajtim të terapisë intensive dhe është i lidhur me aparate për frymëmarrje, pasi i është diagnostikuar pneumoni e dyfishtë (infeksion në të dy mushkëritë). Mjekët kanë thënë se situata është shumë e rëndë dhe po bëjnë gjithçka për ta stabilizuar atë, raporton danas.rs.Mjekët kanë theksuar se në 72 orët e ardhshme pritet të shihet se si do të zhvillohet gjendja e tij, dhe për momentin është ende…
Një ndeshje spektakolare, e mbushur me përmbysje, karton të kuq, gola dhe emocione deri në fund, përfundoi me kualifikimin e Galatasaray, që kalon tutje falë rezultatit të përgjithshëm 7-5 ndaj Juventus.Zonja e Vjetër nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi me golin e Manuel Locatelli, por në minutën e 48-të, Lloyd Kelly u përjashtua me karton të kuq, duke lënë Juventusin me 10 lojtarë.Pavarësisht inferioritetit numerik, skuadra italiane reagoi në mënyrë fantastike me golat e Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke e dërguar lojën në kohë shtesë. Paraqitja e madhe e Juvetusit me 10 lojtarë nuk sjell kualifikimin: Galatasaray kalon…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari