Atletico Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 në udhëtim ndaj Espanyolit, në një ndeshje të vendosur vetëm në minutat e fundit.
Heroi i skuadrës së Diego Simeones ishte Alex Baena, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 89-të, me një goditje të fuqishme që përfundoi në këndin e majtë të portës.
Në minutat e fundit, portieri i Atleticos, Jan Oblak, u tregua vendimtar, duke pritur një goditje të rrezikshme të Pol Lozanos në kohën shtesë.
Me këtë fitore, Atletico Madridi arkëton tri pikë të rëndësishme teksa zë vendin e dytë në La Liga.
Burimi: klankosova.tv ↗

