KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Atë djalinë”, Benita Zena ngacmon pas intervistës virale

“Atë djalinë”, Benita Zena ngacmon pas intervistës virale

Një intervistë e Benita Zenës për “Prive by Liberta Spahiu” është bërë virale në rrjetet sociale, duke u shndërruar edhe në meme.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 u pyet për Klodian Mihajn, ndaj të cilit kishte shfaqur pëlqim gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Përgjigjja dhe mënyra se si ajo foli për të tërhoqën vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e shpërndanë intervistën në forma të ndryshme.

Foto: Instagram

Por duket se Benita nuk e ka lënë pas këtë moment që bëri xhiron e rrjetit.

Ajo e ka rikthyer sërish në vëmendje përmes një postimi në Instagram, ku në një fotografi të publikuar në InstaStory ka shkruar: “Duke e shikuar atë djalin”.

Ky veprim ka rikthyer në kujtesë pëlqimin që ajo kishte shfaqur për Klodianin gjatë eksperiencës në BBVK, edhe pse intervista vazhdon të jetë një nga momentet që po qarkullon në rrjetet sociale.

Benita di gjithnjë të tërheq vëmendje qoftë me mënyrën si flet, paraqitjet apo edhe deklaratat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.