KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ata duan që ne të heshtim dhe të mos themi asgjë”, Guardiola mbron qëndrimin ndaj Palestinës

“Ata duan që ne të heshtim dhe të mos themi asgjë”, Guardiola mbron qëndrimin ndaj Palestinës

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mbrojti deklaratat e tij në një konferencë për shtyp të premten, në të cilën dënoi konfliktet globale, me theks të veçantë në luftën në Gaza.

Siç dihet, Guardiola foli në një aktivitet humanitar rreth situatës së fëmijëve në territoret palestineze të prekura nga lufta në Gaza.

“Kur shoh një fëmijë në fotografi dhe në media duke kërkuar nënën e tij të varrosur nën rrënoja, ndiej se e kemi lënë vetëm – të lënë pas dore dhe të harruar. Fëmija pyet: ‘Ku jeni? Ejani dhe na ndihmoni.’ Dhe ne nuk e kemi bërë këtë deri më tani”.

“Ne duhet të angazhohemi, të përfshihemi dhe të luftojmë për më të dobëtit. Jo vetëm për Palestinën, por në të gjitha çështjet humanitare. Kjo është një deklaratë për Palestinën dhe një deklaratë për njerëzimin”, tha Guardiola disa ditë më parë.

Fjalët e tij shkaktuan kritika të ashpra, veçanërisht midis anëtarëve të komunitetit hebraik në Mançester, të cilët e kërkuan atë të “përqendrohej në futboll” dhe të ishte më i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalëve.

“Pse nuk duhet ta shpreh atë që ndiej, vetëm sepse jam trajner? Nuk pajtohem, por i respektoj absolutisht të gjitha mendimet. Ajo që thashë në fakt ishte: Sa konflikte ka tani në botë? Sa? Shumë – i dënoj të gjitha. Nëse vriten njerëz të pafajshëm, i dënoj të gjitha dhe nuk bëj një përzgjedhje që njëri është më i rëndësishëm se tjetri – se ky vend është më i rëndësishëm se ai”, ka fillimisht thënë spanjolli.

“Nëse je i përfshirë në futboll, atëherë mos fol për këtë apo atë. Kjo është arsyeja pse bota hesht, kjo është ajo që do bota, apo jo? Të heshtësh, të mos thuash asgjë. Mendoj se është krejt e kundërta, por kështu është”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.