KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Asnjë vend tjetër nuk mund të mbrojë sulmet me dronë si Ukraina, thotë Zelensky

Asnjë vend tjetër nuk mund të mbrojë sulmet me dronë si Ukraina, thotë Zelensky

Dronët dhe vetë teknologjia e luftimit në distancë përfaqësojnë “një ndryshim revolucionar në teknologjinë e luftës”, tha Volodymyr Zelenskyy në samitin e NATO-s në fillim të fjalimit të tij.

Pothuajse 28,000 ushtarë rusë u eliminuan nga Ukraina në qershor, me “shumicën dërrmuese” të goditur nga dronë, thotë presidenti i Ukrainës.

“Sinqerisht, ne nuk krenohemi me këtë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Zelensky thotë se Ukraina gjithashtu ka rritur shkallën e përgjimit të dronëve rusë në më shumë se 90%.

“Me gjithë respektin e duhur, asnjë vend tjetër nuk ka aftësinë për t’u mbrojtur kundër dronëve sulmues në këtë shkallë”, shtoi ai.

“Realiteti i kësaj lufte na detyroi ta ndërtojmë atë, dhe sot, ne mbrohemi kundër qindra sulmeve me dronë, çdo ditë e natë”, theksoi ndër tjera. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.