Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare për periudhën e tre mujorit të dytë të vitit 2026.
Sipas një njoftimi për media thuhet se ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.
Tutje në njoftim thuhet se janë rritur të hyrat e Qeverisë në tre mujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit 2025.
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, Aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në ASK bëhen të ditur edhe shpenzimet e Qeverisë më të mëdha në TM2 2026 krahasuar me TM2 2025
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Telegrafi/
