KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

ASK: Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, produktet blegtorale shënojnë rritje prej 3.1%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026.

Sipas njoftimit të ASK-së,ka pasur rritje të lehtë e çmimeve të prodhimeve bujqësore në TM3 2026, krahasuar me TM3 2025.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Në TM3 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për (0,8 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kurse, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për(3,1 %),krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për(1,4 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë, njofton ASK-ja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.