KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ASK: Importi i energjisë mbetet i lartë, por prodhimi nga hidrocentralet shënon rekord

ASK: Importi i energjisë mbetet i lartë, por prodhimi nga hidrocentralet shënon rekord

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se në janar 2026 është shënuar rritje e prodhimit të energjisë elektrike, veçanërisht nga hidrocentralet, si dhe rritje e konsumit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Sipas ASK-së, prodhimi bruto i energjisë nga hidrocentralet arriti 29.901 GWh, duke shënuar një rritje prej 67,09% krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 894,93 GWh, një rritje prej 1,10%, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti 695,17 GWh, me një rritje prej 4,63%.

Agjencia raportoi se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsum ishte 10,87%, ndërsa importi i energjisë elektrike në janar ishte 508,45 GWh, dhe eksporti arriti 299,19 GWh, duke përfshirë edhe sasinë e transmisionit.

Nga ana tjetër, prodhimi i thëngjillit shënoi rënie prej 20,55%, duke arritur rreth 617.956 mijë ton.

Konsumi sipas sektorëve tregon se rritja më e madhe ishte në industri (22,96%) dhe ndriçim publik (14,07%), ndërsa disa kategori të tjera si konsumatorët 220-110 kV dhe minjtë shënuan rënie./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.