KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASHAK-u mirëpret Auron Rrokajn, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave në Shqipëri

ASHAK-u mirëpret Auron Rrokajn, Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave në Shqipëri

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve arkivore.

Gjatë vizitës, drejtori Rrokaj u njoh nga afër me punën e divizioneve të ASHAK-ut, ku zhvillohen proceset dhe veprimtaritë kryesore arkivore. Ai u informua për angazhimin e stafit dhe punën institucionale në pranimin, ruajtjen, përpunimin, mbrojtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë dokumentare të Kosovës.

Sipas njoftimit të ASHAK-ut, Rrokaj shprehu vlerësimin për punën e zhvilluar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, si dhe gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, përmes shkëmbimit të përvojave profesionale dhe avancimit të praktikave arkivore.

Vizita synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve arkivore të Kosovës dhe Shqipërisë, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim në ruajtjen, administrimin dhe promovimin e trashëgimisë dokumentare.

"Arkivat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm të kujtesës historike dhe identitetit të përbashkët. Përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, ASHAK-u dhe Arkivat e Shqipërisë synojnë të kontribuojnë në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm", thuhet tutje në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.