KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASH, Taravari: Rënia e Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Korrupsionit është alarm serioz institucional

ASH, Taravari: Rënia e Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Korrupsionit është alarm serioz institucional

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të “Transparency International”, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka rënë për 12 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë.

“Fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm dy pikë më pak krahasuar me vitin 2023 tregon qartë se problemi nuk është statistik, por politik dhe institucional. Ky regres lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet e kontestuara në Kodin Penal, të cilat u perceptuan gjerësisht si ndërhyrje për amnisti të fshehtë dhe mbrojtje të funksionarëve të korruptuar.

Këto veprime kanë minuar besimin e qytetarëve, kanë dëmtuar seriozisht sundimin e ligjit dhe kanë dërguar sinjal negativ te partnerët ndërkombëtarë. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me deklarata, por me ligje të forta, institucione të pavarura dhe përgjegjësi reale.

Aleanca për Shqiptarët kërkon me urgjencë rishikim urgjent të ndryshimeve në Kodin Penal që dobësojnë ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë, por edhe pavarësi reale të gjyqësorit dhe prokurorisë, pa ndikim politik;

Insistojmë në transparencë dhe llogaridhënie për çdo vendim që cenon interesin publik, si dhe srategji konkrete dhe të matshme për luftë efektive kundër korrupsionit”, thuhet në reagimin e ASH-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.