Aleanca për Shqiptarët përems një kumtese vlerësojnë se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë se situata është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit.
“I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t’i marrin nga burimet zyrtare. Shqetësimi i tyre është plotësisht i kuptueshëm i drejtë, por në këtë moment nevojitet qetësi, maturi dhe bashkëpunim deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse.
Nuk duhet të shpejtojmë me gjykime, etiketime apo akuza pa përfunduar puna profesionale e institucioneve. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të ndalet fjalori ofendues dhe përçarës, sepse shëndeti publik duhet të na bashkojë dhe jo të përdoret për përplasje politike.
Shtabi i Krizës është duke kryer detyrat e tij, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu, përfshirja dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve qendrore është e rëndësishme dhe e mirëseardhur.
Prioriteti i vetëm duhet të mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i rregullt dhe transparent dhe kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë se situata është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit.
I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t’i marrin nga burimet zyrtare. Shqetësimi i tyre është plotësisht i kuptueshëm i drejtë, por në këtë moment nevojitet qetësi, maturi dhe bashkëpunim deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse.
Nuk duhet të shpejtojmë me gjykime, etiketime apo akuza pa përfunduar puna profesionale e institucioneve. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të ndalet fjalori ofendues dhe përçarës, sepse shëndeti publik duhet të na bashkojë dhe jo të përdoret për përplasje politike.
Shtabi i Krizës është duke kryer detyrat e tij, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu, përfshirja dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve qendrore është e rëndësishme dhe e mirëseardhur.
Prioriteti i vetëm duhet të mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i rregullt dhe transparent dhe kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet”, thonë nga ASH./Telegrafi/
