KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASH: Qeveria dështoi edhe në afatet evropiane

ASH: Qeveria dështoi edhe në afatet evropiane

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se deklarata e euroambasadorit Rokas është dëshmi e qartë se Qeveria ka dështuar të japë rezultate konkrete në procesin eurointegrues.

“Afatet kanë kaluar, ndërsa qytetarët ende dëgjojnë arsyetime, pritje dhe interpretime diplomatike. Kjo Qeveri premtoi përshpejtim të rrugës evropiane, por solli stagnim. Në vend të hapjes së kapitujve negociues, vendi pret raportin e radhës. Në vend të reformave të vërteta, qytetarëve u ofrohet propagandë. Partnerët shqiptarë në Qeveri kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë dështim. Ata nuk mund të fshihen pas deklaratave të përgjithshme, sepse premtuan Evropë, ndërsa sot heshtin para bllokadës”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi politike, reforma reale dhe kthim të seriozitetit në agjendën evropiane të vendit.

Theksojnë se rruga drejt Bashkimit Evropian nuk ndërtohet me fjalë, por me punë, vendime dhe guxim politik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.