KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Asambleja në Kuvend: Kërkohet fuqizimi i grave me shami dhe punësimi i tyre me meritokraci

Asambleja në Kuvend: Kërkohet fuqizimi i grave me shami dhe punësimi i tyre me meritokraci

Grupi i Grave Deputete ka organizuar Asamblenë e Grave Parlamentare dhe Asambliste, me temën “Të sigurojmë drejtësi, të mbrojmë të mbijetuarat dhe t’i japim fund pandëshkueshmërisë”.

Gjatë këtij sesioni, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe Sazan Ramaxhiku, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, e cila ka ngritur çështjen e fuqizimit të grave që bartin shami dhe paragjykimeve me të cilat ato përballen, veçanërisht në punësim.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht arsimimit, profesionalizmit dhe aftësive, gratë me shami vazhdojnë të hasin vështirësi në tregun e punës, sidomos në institucione.

“Duke diskutuar për fuqizimin ekonomik të gruas, është e rëndësishme të flasim për gratë që për shkak të shamisë vazhdojnë të përballen me paragjykime dhe vështirësi të ndryshme. Si grua që bart shami, do të doja ta ngrija edhe çështjen e grave, që shpesh, pavarësisht arsimimit, profesionalizmit dhe aftësive, përballen me paragjykime në punësim, sidomos në institucione. Si ta bëjmë fuqizimin e të prekshmëve edhe për gratë me shami, çfarë hapash të ndërmarrim që mundësitë të mos përcaktohen nga pamja, por nga kompetenca, profesionalizmi dhe meritokracia”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.