KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

As trajner, as futbollist – kush është njeriu që Harry Kane deshi ta falënderonte pas fitimit të Topit të Artë?

As trajner, as futbollist – kush është njeriu që Harry Kane deshi ta falënderonte pas fitimit të Topit të Artë?

Harry Kane e ka nderuar një person që ka luajtur rol të rëndësishëm në karrierën e tij, por që rrallë shfaqet në qendër të vëmendjes: mjekun sportiv Alejandro Elorriaga Claraco.

Bashkëpunimi i tyre nisi në vitin 2020, kur sulmuesi anglez pësoi një dëmtim serioz të tendinit të muskulit të pasmë të kofshës, duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Që nga ajo kohë, mjeku spanjoll e ka ndihmuar Kane në përgatitjen fizike dhe rikuperimin. Rëndësinë e këtij bashkëpunimi e ka pranuar edhe vetë futbollisti.

“Alejandro ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në suksesin tim”, kishte deklaruar Kane për gazetën Marca.

Elorriaga punon në Universitetin McMaster në Kanada, ku drejton një program të akupunkturës mjekësore që nga viti 1998.

Kontributi i tij lidhet me vazhdimësinë dhe formën fizike të Kane, i cili në sezonin 2025/26 shënoi 73 gola në 65 ndeshje për Bayern Munichun dhe kombëtaren angleze, duke regjistruar sezonin më të mirë të karrierës së tij. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.