KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

As te Arsenali as te Man City, Arda Güler e vazhdon kontratën me Realin

As te Arsenali as te Man City, Arda Güler e vazhdon kontratën me Realin

Arsenali dhe Manchester City kanë marrë një goditje në planet e tyre për transferimin e Arda Gülerit.

Mesfushori turk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit te Real Madridi, duke i dhënë fund, të paktën për momentin, spekulimeve për një kalim në Premier League.

Kontrata e re deri në vitin 2031

Sipas raportimit të "Goal", 21-vjeçari ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2031, dy vjet më shumë se marrëveshja e mëparshme, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2029.

Arsenali dhe Manchester City kishin kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit gjatë verës, duke i prezantuar planet e tyre dhe duke tentuar ta bindnin të transferohej në Angli.

Megjithatë, Güler ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Madrid.

Mourinho beson te talenti turk

Ardhja e José Mourinhos në stolin e Real Madridit kishte ngritur pikëpyetje për rolin e Gülerit në skuadër.

Megjithatë, mesfushori ka vazhduar të tregojë rëndësinë e tij, ndërsa mbështetjen e ka edhe nga presidenti Florentino Pérez.

Në ndeshjen e fundit kundër Romës, Güler kontribuoi me dy asistime, duke ndihmuar Real Madridin të përmbyste rezultatin nga 1-3 në 4-3.

Sipas të dhënave të publikuara nga Goal, turku ka regjistruar një gol dhe pesë asistime në nëntë paraqitje këtë sezon, në të gjitha garat.

Me marrëveshjen e re, Real Madridi siguron shërbimet e një prej talenteve më premtuese të futbollit evropian, ndërsa Arsenali dhe Manchester City duhet të kërkojnë alternativa të tjera për repartin ofensiv. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.