KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arteta: Askush nuk ka më shumë uri për të fituar Ligën Premier me Arsenalin sesa unë

Arteta: Askush nuk ka më shumë uri për të fituar Ligën Premier me Arsenalin sesa unë

Mikel Arteta ka deklaruar se askush te Arsenali nuk është më i motivuar, i uritur ose i vendosur për t’i dhënë fund pritjes 21-vjeçare të klubit për një titull të Ligës Premier sesa ai.

Duke folur përpara ndeshjes vendimtare në shtëpi të së dielës kundër Manchester United në stadiumin Emirates, trajneri i “Topçinjve” theksoi dëshirën e tij të madhe për të fituar titullin kampion në Angli.

“Nuk mendoj se dikush ka më shumë motivim, më shumë uri, më shumë dëshirë që ne të shkojmë deri në fund dhe ta fitojmë atë [sesa unë]”, ka thënë fillimisht Arteta.

Arsenali është shtatë pikë larg në krye të tabelës me 48 pikë ende të disponueshme në 16 ndeshjet e mbetura, ndërsa sfida e Manchester Cityt është dobësuar dhe kampionët e Liverpoolit janë 14 pikë prapa.

Arteta theksoi nevojën për përqendrim absolut deri në fund të sezonit.

“Por, ne e dimë se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të përqendrohemi, të jemi të pranishëm në moment dhe gjithçka që kemi bërë sot, ta bëjmë më mirë nesër”.

“Kaq është dhe kjo është e vetmja gjë që mund të kontrollojmë. Pjesa tjetër nuk na shton asnjë vlerë dhe mund ta çojë vëmendjen tonë në vendin e gabuar”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.