KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arta Avdiu zgjidhet drejtoreshë e TV-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i RTK-së

Arta Avdiu zgjidhet drejtoreshë e TV-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës emëroi Arta Avdiun në pozitën e drejtoreshës së kanalit televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës.

Komunikata e Bordit të RTK-së:

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës sipas agjendës së përcaktuar në rend dite. Sot, me datë 2 tetor 2026, në mbledhjen e mbajtur të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe menaxhimin e RTK-së. Në kuadër të rendit të ditës, Bordi shqyrtoi rekomandimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së lidhur me pozitat për anëtarët e lartë të menaxhmentit të RTK-së.

Pas shqyrtimit të rekomandimeve përkatëse, Bordi emëroi Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës.

Po ashtu, Bordi shqyrtoi çështjen lidhur me përbërjen e Komitetit të Auditimit të RTK-së dhe emëroi anëtarin e Bordit Flokart Aliun anëtar të brendshëm të Komitetit të Auditimit në RTK, si dhe shqyrtoi dokumentacionin lidhur me mjetet themelore jashtë përdorimit dhe miratoi propozimin për shitjen e tyre, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Bordi i RTK-së vlerëson se plotësimi i pozitave të menaxhmentit të lartë është hap i rëndësishëm për forcimin e funksionimit profesional të transmetuesit publik dhe mbetet i përkushtuar për të mbështetur vazhdimin e procesit të kompletimit të strukturave drejtuese, si dhe për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e menaxhmentit në përmbushjen e misionit të RTK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.