Arsenali është gati të rikthehet në garë për Julian Alvarez, me sulmuesin argjentinas që raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit nga Atletico Madridi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga Anglia, Alvarez mbetet i pakënaqur me situatën e tij në Madrid dhe tashmë është më i hapur ndaj një transferimi te Arsenali. Gjatë verës, dëshira e tij kryesore ishte Barcelona, por Atletico Madridi refuzoi mundësinë e transferimit të tij në Camp Nou.
Arsenali kishte tentuar më herët të siguronte shërbimet e 26-vjeçarit dhe ishte i gatshëm të ofronte mbi 100 milionë euro. Tash, klubi anglez pritet të bëjë një tjetër përpjekje në janar.
Sipas raportimeve, drejtuesit e Arsenalit kanë diskutuar edhe mundësinë e përfshirjes së futbollistëve si Viktor Gyokeres, Ethan Nwaneri apo Noni Madueke në një marrëveshje të mundshme.
Alvarez ka kontratë me Atlético Madridin deri në vitin 2030, ndërsa klubi spanjoll gjatë verës kishte refuzuar edhe një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Real Madridi.
Tash mbetet të shihet nëse Arsenali do ta konkretizojë interesimin në janar dhe nëse Alvarez do të vendosë përfundimisht të largohet nga Madridi./Telegrafi/