KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali planifikon shkurtimin e 60 vendeve të punës

Arsenali planifikon shkurtimin e 60 vendeve të punës

Skuadra e Arsenalit pritet të shkurtojë rreth 60 vende pune në kuadër të një plani për uljen e shpenzimeve, vetëm një javë pasi trajneri Mikel Arteta nënshkroi kontratën e re me klubin londinez.

Sipas raportimeve të mediave angleze, vendimi do të prekë kryesisht sektorët administrativë dhe departamentet që nuk lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin sportiv. Ndërkohë, stafet e trajnerëve dhe ekipet e performancës së skuadrave të meshkujve, femrave dhe akademisë nuk do të preken nga këto shkurtime.

Kjo masë vjen vetëm pak ditë pasi Arteta firmosi një kontratë të re katërvjeçare, e cila do ta mbajë në krye të “Topçinjve” deri në vitin 2030. Marrëveshja raportohet të ketë një vlerë prej rreth 20 milionë funtesh në vit, me bonuse që mund ta rrisin më tej përfitimin e tij financiar.

Sipas raportimeve, shkurtimet synojnë të kursejnë nga 5 deri në 7 milionë funte në vit. Megjithatë, procesi i konsultimeve është ende në zhvillim dhe numri përfundimtar i vendeve të punës që do të shkurtohen mund të ndryshojë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.