KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali gjen “makinerinë” e re të golave – gjithçka varet nga largimi i Trossard

Arsenali gjen “makinerinë” e re të golave – gjithçka varet nga largimi i Trossard

Sulmuesi anësor i Club Brugges, Christos Tzolis, mund të jetë një nga emrat e mëdhenj që do të transferohet në Ligën Premier këtë verë, me Arsenalin që ka dalë si një nga klubet më serioze në garë për shërbimet e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, “Topçinjtë” po mbajnë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e futbollistit 24-vjeçar, me synimin për të përgatitur terrenin për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Raportohet se Tzolis është shumë i interesuar t’i bashkohet klubit londinez, por realizimi i marrëveshjes varet nga e ardhmja e Leandro Trossard.

Greku është në pritje të një vendimi për sulmuesin belg, pasi largimi i tij nga “Emirates” do t’i hapte rrugën transferimit.

Megjithatë, Arsenali nuk është i vetëm në garë. Edhe gjiganti turk Besiktas po punon intensivisht për të siguruar firmën e Tzolis, duke e bërë konkurrencën për të mjaft të fortë.

Sipas raportimeve të fundit, Club Brugge kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Ky çmim mbështetet nga paraqitjet e jashtëzakonshme që Tzolis pati sezonin e kaluar. Sulmuesi zhvilloi një edicion fantastik, duke realizuar 22 gola dhe 29 asistime në 52 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Club Brugge./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.