KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një zyrtar në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një zyrtar në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një person zyrtar në Kaçanik është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pas një hetimi të zhvilluar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet kanë nisur pas pranimit të informacioneve se i dyshuari, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i kishte kërkuar një qytetari dokumente shtesë për procedurën e pajisjes me leje ndërtimi.

Dyshohet se ai e kishte orientuar viktimën që këto dokumente t’i siguronte përmes një kompanie private gjeodezike, për të cilat kishte paguar mbi 600 euro.

Pas marrjes së lejes së ndërtimit, qytetari kishte konstatuar se dokumentet për të cilat kishte kryer pagesën nuk figuronin në dosjen zyrtare, çka e shtyu ta njoftonte Policinë.

Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërmorën veprime hetimore dhe intervistuan të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës.

Ai dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.