Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për veprën penale të sulmit seksual.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:15.
Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
