KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për sulm dhe kanosje

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për sulm dhe kanosje

Me datën 12.07.2026, rreth orës 10:45, policia në Kaçanik ka pranuar një njoftim për një mosmarrëveshje ndërmjet disa personave në një rrugë në qytetin e Kaçanikut.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se një person ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për trajtim mjekësor dhe procedura të mëtejshme në stacionin policor, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar i rastit”, njofton policia.

Edhe i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë. Me rastin janë marrë Njësia për Hetimin e Dhunës në Familje dhe hetuesit policor.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa i dyshuari, një mashkull 33 vjeç është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.