Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve, janë intervistuar dy dëshmitarë të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
“Graqanicë, 04.06.2026 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq siç thuhet në raport është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
