KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni

​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni

Shtetasi kosovar, Dugjagjin Maxhuni nga Beci i Gjakovës është arrestuar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit mes Serbisë dhe Kroacisë.

Lajmin e bëri të ditur avokati, Arianit Koci në Facebook, i cili tha se “Maxhuni i lindur më 10 maj 1979, fillimisht është ndaluar për verifikim, por pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.

“Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi – Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin. Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë. E dikush duhet me u kujdesë edhe për qytetarin e Kosovës. Për çdo zhvillim të ri, do t’ju njoftoj”, ka shkruar Koci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.