KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Arrestohet në Jarinë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Jarinë në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për “Falsifikim i dokumenteve.

Siç thuhet në njoftim, pas arrestimit është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij në Leposaviq me ç’rast janë sekuestruar fishekë dhe një telefon personal i tipi REDMI 5G.

“Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar, sipas procedurave është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës. Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.