KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Han të Elezit i dënuari për sulm seksual

Arrestohet në Han të Elezit i dënuari për sulm seksual

Pasditen e së premtes, rreth orës 17:10, policia ka pranuar një informacion se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.

“Ai ishte i dënuar me pesë (5) vite burgim për veprën penale ‘Sulm seksual’”, njoftoi Policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës korrektues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.