KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet në Fushë Kosovë 35-vjeçari i dënuar për “vjedhje të rëndë”

Arrestohet në Fushë Kosovë 35-vjeçari i dënuar për “vjedhje të rëndë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit të Fushë Kosovës, në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

I arrestuari, Sh. I., 35-vjeçar, ishte i dënuar me dy vjet e tetë muaj burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia ka bërë të ditur se, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.