KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq për sulm ndaj ish të dashurës

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq për sulm ndaj ish të dashurës

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Leposaviq, ku një femër kosovare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2026, rreth orës 01:00, në shtëpinë e viktimës.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në banesën e saj dhe e kishte sulmuar fizikisht.

Pas raportimit të rastit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.