KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet edhe një i dyshuar në rastin “Laboratori 25”, dyshohet për pjesëmarrje të grupit kriminal të organizuar dhe falsifikim dokumentesh

Arrestohet edhe një i dyshuar në rastin “Laboratori 25”, dyshohet për pjesëmarrje të grupit kriminal të organizuar dhe falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot kanë ndaluar edhe një person në lidhje me rastin “Laboratori 25”.

I dyshuari me inicialet B.K, dyshohet për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit”.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin “Laboratori ‘25”. Brenda afatit ligjor, PSRK-ja do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka njoftuar Policia.

Më 24 janar 2025, Policia kishte ndaluar një automjet në Prishtinë ku ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.

Shoferi me inicialet F.K ishte arrestuar dhe i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

“Pas hetimeve intenzive, u zbulua një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë. Në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës. Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale. Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.