KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet drejtoresha e “Komunalecit” në Gostivar, së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj

Arrestohet drejtoresha e “Komunalecit” në Gostivar, së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj

Policia ka arrestuar drejtoreshën e ndërmarrjes së shërbimeve komunale të Gostivarit “Komunalec”, Artana Asani.

Sipas informacioneve fillestare, bashkë me të janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të saj, drejtori teknik, Leon Nuredini dhe kreu i ujësjellësit, Vadedin Dervishi. Ata pritet të paraqiten së shpejti para prokurorisë, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake do të urdhërojë masa paraprake për ta.

Më parë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, pezulloi drejtorieshën e ndërmarrjes së shërbimeve komunale të Gostivarit “Komunalec”, por tha se personalisht nuk ndihej përgjegjës.

Limani u bëri thirrje institucioneve kompetente që të përfundojnë hetimin në mënyrë objektive dhe transparente, duke theksuar se komuna do të bashkëpunojë plotësisht me ta për të vërtetuar faktet dhe për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.