KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga këtë të hënë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e operacioneve për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, policia ndaloi shtetasin:

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

40-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.