Policia e Kosovës në Skenderaj ka arritur ta ndaloj një veturë të dyshuar, ku ndodheshin tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Gjatë kontrollit të veturës, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri, gjashtë fishekë, një sharrë motorike, maska, kapela, ora dore, çakmakë, një sëpatë, një çekan, para metalike, kartëmonedha euro dhe sende të tjera.
“Sipas hetimeve fillestare tre të dyshuarit dyshohet se, në bashkëkryerje, kanë kryer një vjedhje në një dyqan gjatë natës në Skenderaj. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit madhorë janë ndaluar për 48 orë. Ndërsa, i dyshuari i tretë, i moshës së mitur, i është dorëzuar njësisë përkatëse të Policisë në Malishevë për procedura të mëtejme ligjore, për shkak të rasteve të tjera dhe masës gjyqësore aktive”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë:

