KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Arrestohen dy protestues në Korçë, procedohen 23 të tjerë

​Arrestohen dy protestues në Korçë, procedohen 23 të tjerë

Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 23 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm, njoftoi sot Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjatë tubimit, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Si pasojë e këtyre veprimeve janë dëmtuar godinat e Bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, Universitetit “Fan S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.

Në vijim të veprimeve hetimore janë arrestuar shtetasit F. L. (21), banues në Voskop dhe O. K. (19), banues në Bilisht, ndërsa 23 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht – 15 prej tyre të mitur.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, njofton Policia e Shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.