KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohen mbi 1 mijë euro dhe armë – dyshohet për shitje narkotikësh

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u sekuestrohen mbi 1 mijë euro dhe armë – dyshohet për shitje narkotikësh

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur 1 mijë e 745 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe një telefon.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se te i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit të tyre, të njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar të holla në valuta të ndryshme me vlerë rreth 1745 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe një telefon. Ndërsa te i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe 10 fishekë, një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 0.4 gram dhe një telefon. Gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 53 gram, një peshore digjitale si dhe qese të vogla najloni të zbrazura”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit është bërë kontrolle në banesën e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një qese e mbushur me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 56 gram.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.