KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen dy persona në Pejë, policia u sekuestron dy pistoleta dhe 17 fishekë

Arrestohen dy persona në Pejë, policia u sekuestron dy pistoleta dhe 17 fishekë

Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “kanosja”.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar më 1 tetor 2026, rreth orës 20:00, se në rrugën “Kadri Bajri” në Pejë disa persona ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit te të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

  • një pistoletë CZ;
  • një pistoletë Zoraki;
  • dy karikatorë;
  • 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të tjera policore, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.