KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arratisje si në filma në “Bllacë”, shtetasi i Kosovës kapet në Shkup pas ndjekjes policore

Arratisje si në filma në “Bllacë”, shtetasi i Kosovës kapet në Shkup pas ndjekjes policore

Shtetasi i Kosovës me inicialet R.E. (24) është arrestuar të martën mbrëma pasi u largua nga kontrolli doganor në pikën kufitare Bllacë me automjetin e tij BMW me targa të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit doganor të automjetit, R.E. e ndezi veturën, e shtyu dhe e tërhoqi për disa metra një zyrtar doganor, pas së cilës u arratis në drejtim të Shkupit. Pas masave të ndërmarra nga Njësia e Policisë Intervenuese, automjeti u ndalua në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”, ndërsa i dyshuari u privua nga liria.

“Gjatë kontrollit në terren është gjetur një qese me marihuanë, ndërsa në automjet është gjetur një thikë xhepi. R.E. ka deklaruar gjithashtu se gjatë arratisjes kishte hedhur një qese në të cilën ndodheshin dy pistoleta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.