KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Armir Tola eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5

Armir Tola eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5

Në mbrëmjen e radhës së “Big Brother VIP Albania 5”, banori Armir Tola ka qenë ai që është larguar nga shtëpia, pasi rezultoi më pak i votuari nga publiku.

Këtë javë, në nominim ishte vendosur e gjithë shtëpia, duke e bërë televotimin edhe më të fortë dhe të paparashikueshëm.

Armir Tola njihet si një sipërmarrës i suksesshëm. Ai është administrator i një kompanie që merret me ndërtim dhe rikonstruksione objektesh të ndryshme, duke përfshirë të gjitha llojet e punimeve në ndërtim..

Para se të hynte në lojë, Armiri kishte përcjellë prindërit për në SHBA, ku jeton motra e tij, dhe kishte rregulluar të gjitha angazhimet e punës, në mënyrë që të ishte i qetë dhe i fokusuar te loja dhe dinamika brenda shtëpisë.

Eliminimi i tij u prit me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa rrugëtimi i Armirit në “Big Brother VIP Albania 5” do të mbetet i lidhur me mesazhet që ai përpiqej të përcillte për familjen, traditën dhe vlerat njerëzore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.