KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë President i FSHF‑së

Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë President i FSHF‑së

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e mbajtur këtë të hënë, u zgjodh zyrtarisht Presidenti i ri për një mandat katërvjeçar si dhe 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Në votimin e zhvilluar, Armand Duka rezultoi i vetmi kandidat për postin e presidentit dhe mori 48 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke siguruar kështu besimin e plotë të delegatëve të federatës.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Duka falenderoi të pranishmit dhe theksoi se mandati i ri do të shërbejë për të forcuar më tej infrastrukturen sportive dhe për të rritur cilësinë e futbollit vendas.

Kjo rizgjedhje i jep Dukas katër vite të tjera për të zhvilluar projektet që sipas mbështetësve të tij, kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të futbollit shqiptar në vitet e fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.