KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arlinda Kadri-Shahinoviç dhe Joshevska-Anastasovska u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Arlinda Kadri-Shahinoviç dhe Joshevska-Anastasovska u zgjodhën anëtare të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Profesoresha Arlinda Kadri Shahinoviq dhe avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska u zgjodhën sot si anëtare të Këshillit Gjyqësor.

Në seancën e sotme, anëtarët e Kuvendit votuan për dy propozimet e Kryetares Gordana Siljanovska-Davkova, e cila theksoi në shpjegimin e saj se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, është udhëhequr nga ekspertiza, kompetenca, si dhe besueshmëria profesionale dhe personale e tyre.

Siljanovska-Davkova theksoi se reformat në gjyqësor duhet të udhëhiqen nga individë që janë të njohur dhe të provuar në fushën e tyre.

Siljanovska-Davkova tha se nuk i propozoi dy kandidatët sepse janë gra, por kryesisht për shkak të ekspertizës dhe kompetencës së tyre.

Përfshirja e individëve të përkushtuar ndaj ligjit, ekspertëve dhe kompetentëve në këtë fushë, do të kontribuojë në vendosjen e të njëjtave kritere në përzgjedhjen e gjyqtarëve, rritjen e llogaridhënies së tyre, si dhe marrjen e raporteve të arsyetuara nga Këshilli Gjyqësor me propozime specifike për tejkalimin e problemeve në gjyqësor, që do të thotë një hap përpara në reforma./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.