KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës

Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës

Arkeologët kanë zbuluar një varr të pasur ushtarak nga shekulli i 6-të para Krishtit në vendin Rasnica pranë fshatit Koroshishtë të Strugës, me armë dhe objekte të bëra prej ari, bronzi dhe qelibar.

Zbulimi i ri konfirmon më tej se Rasnica ishte një nekropol nga periudha arkaike.

Gjetjet do të prezantohen sot pasdite në një konferencë për shtyp në Ohër.

“Hulumtimi i këtij viti ka sjellë një zbulim të ri të jashtëzakonshëm, një varrim të pasur ushtarak me pajisje të plota ushtarake, duke përfshirë një mburojë, përkrenare, shtiza, shpatë dhe objekte të tjera të bëra prej ari, bronzi, qelibar dhe materiale të tjera.

Rezultatet e fundit janë me rëndësi të veçantë sepse ato gjithashtu dhe pa mëdyshje konfirmojnë karakterin e vendit të Rasnicës si një nekropol nga periudha arkaike, duke hapur mundësi të reja për studimin e zakoneve të varrimit, strukturës ushtarake dhe shoqërore dhe elitave që jetuan në rajonin Ohër-Strugë gjatë shekullit të 6-të para Krishtit”, njoftojnë nga Muzeu.

Lokaliteti i Rasnicës tërhoqi vëmendjen e publikut në vitin 2024, kur kërkimet arkeologjike zbuluan një kompleks varrimi monumental me material arkeologjik jashtëzakonisht të pasur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.