Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas frakturës së një kocke metakarpale në dorën e djathtë.
Lëndimi erdhi pas një përplasjeje me sulmuesin e Napolit, Rasmus Højlund, gjatë ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.
Megjithatë, problemi në dorë nuk është shqetësimi i vetëm për futbollistin shqiptar. Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë, për shkak të një tërheqjeje muskulore në fleksorin e këmbës së djathtë.
Kështu, mbrojtësi shqiptar pritet të mungojë në ndeshjet e ardhshme, ndërsa rikthimi i tij do të varet nga ecuria e rikuperimit.
Burimi: dukagjini.com ↗

