KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ardian Gjini thotë se do e dorëzojë mandatin e deputetit: Kam edhe pak punë në Gjakovë

Ardian Gjini thotë se do e dorëzojë mandatin e deputetit: Kam edhe pak punë në Gjakovë

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, me rezultatet e deritashme ka siguruar mandatin e deputetit nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai konfirmoi se do ta dorëzojë mandatin e fituar, për të vazhduar punën në Komunën e Gjakovës, të cilën edhe e drejton.

“Nuk do ta mbaj pozitën e deputetit për shkak se duhet me dërgu Gjakovën në zgjedhje menjëherë. Do ta mbaj pozitën e kryetarit të Komunës dhe të partisë. Do të angazhohem shumë në parti. Nuk do të marr detyra tjera. Do të jem i fokusuar në Komunë, i kam edhe disa punë tepër të rëndësishme me i kry. Në Gjakovë e dinë se është mandati im i fundit”, deklaroi Gjini.

Ai tha se nëse rezultati i Aleancës mbetet i këtillë, “në Kuvend do të jenë pesë burra dhe tri gra”.

Pos tij, edhe Daut Haradinaj ka njoftuar se do të heqë dorë nga mandati i deputetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.