Lajmin e ka konfirmuar Mehmet Sepil, president nderi i klubit Goztepe, i cili ka bërë të ditur se futbollisti është kontaktuar nga zyrtarët e Kombëtares turke dhe ka shprehur preferencën për ta përfaqësuar Turqinë.
Megjithatë, Kurtulan nuk do të jetë pjesë e skuadrës turke për ndeshjet e nëntorit kundër Belgjikës dhe Francës, pasi procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e përfaqësueses nuk kanë përfunduar me kohë.
Futbollisti më herët ishte pjesë e grupmoshave të Shqipërisë, por pas përfundimit të angazhimit me U-21, nuk mori ftesë nga Kombëtarja A.
Humbja e Kurtulanit përbën një goditje për Shqipërinë, sidomos duke pasur parasysh nevojën për alternativa në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku aktualisht vazhdon të preferohet Elseid Hysaj, pavarësisht se ky i fundit është pa klub prej disa muajsh.
“Arda deklaroi se, natyrisht, preferenca e tij është Kombëtarja turke. Në vazhdim, nëse merr një ftesë nga Kombëtarja, Arda do ta veshë fanellën e Turqisë”, ka deklaruar Sepil.

