KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Arbneshët në Kroaci shënojnë 300-vjetorin e migrimit nga Shkodra

Arbneshët në Kroaci shënojnë 300-vjetorin e migrimit nga Shkodra

Në organizim të institucioneve lokale dhe Shoqatës së Prefekturës së Zarës, në Kroacia po mbahen “Ditët e kulturës arbneshe”, në vigjilje të 300-vjetorit të ardhjes së arbneshëve nga Shkodra dhe rrethina e saj.

Edhe pas tre shekujsh, arbneshët kanë arritur të ruajnë traditat, zakonet dhe gjuhën shqiptare, ndonëse kjo e fundit është zbehur për shkak të rrethanave historike.

Akademia solemne për nder të 300-vjetorit të themelimit të Arbanasit në Zarë ka shënuar fillimin e “Javës së arbneshit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kroate, shqiptare dhe nga Kosova, si dhe ambasadorë e akademikë.

Pjesëmarrësit vlerësuan qëndresën historike të kësaj pjese të trungut shqiptar dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.