Marrëdhënia mes moderatoreve Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani është rikthyer në vëmendje pas një deklarate të drejtpërdrejtë në emisionin, “Goca dhe Gra”.
Gjatë një bisede me Jonida Maliqin, ajo u pyet për personazhet publikë që, sipas saj, janë ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën e përditshme.
Në mesin e emrave përmendi edhe Arbanën, duke pranuar se ishte zhgënjyer prej saj.
– YouTube www.youtube.com
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh moderatorja.
Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh që tërhoqi vëmendjen: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”.
Edhe pse nuk përmendi emra, koha e publikimit bëri që ndjekësit ta interpretonin shprehjen si një përgjigje të mundshme ndaj deklaratës së Nebiajt.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Ori flet publikisht për raportin me ish-kolegen.
Foto: Instagram
Në një intervistë të mëparshme, Ori ka deklaruar se nuk flet me Arbanën. /Telegrafi/

