KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arabia Saudite i ka humbur mbi 1 miliard euro në pesë vjet, ky klub prin me shpenzime

Arabia Saudite i ka humbur mbi 1 miliard euro në pesë vjet, ky klub prin me shpenzime

Investimet marramendëse në transferimin e futbollistëve të njohur ndërkombëtarisht kanë bërë që klubet saudite të shpenzojnë shuma të mëdha, por vlera e lojtarëve dhe të ardhurat nga shitjet nuk kanë arritur të justifikojnë investimet.

Në krye të kësaj liste qëndron Al Hilal, me humbje prej 502 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, 315 milionë euro përfaqësojnë diferencën mes parave të shpenzuara për blerjen e lojtarëve dhe të ardhurave nga shitjet e tyre, ndërsa 187 milionë euro lidhen me rënien e vlerës së tregut të futbollistëve që aktualisht janë pjesë e skuadrës.

Në vendin e tretë renditet Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos, me humbje prej 229 milionë eurosh.

Al Ittihad pozicionohet i pesti me 175 milionë euro humbje, ndërsa Al Ahli është i gjashti me 134 milionë euro.

Kështu, katër klubet kryesore saudite kanë regjistruar së bashku humbje prej 1 miliard e 40 milionë eurosh, bazuar në koston e transferimeve dhe vlerën aktuale ose çmimin e shitjes së lojtarëve.

Në këtë renditje gjenden edhe dy klube angleze. Manchester United renditet i dyti në nivel global, me humbje prej 405 milionë eurosh, ndërsa Tottenham është i katërti me 188 milionë euro.

Shifrat tregojnë përmasat e investimeve të futbollit saudit, i cili vitet e fundit ka tërhequr yje të mëdhenj me kontrata marramendëse, por përballet me sfidën që këto shpenzime të shndërrohen në vlerë të qëndrueshme ekonomike. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.