Të dashur bashkatdhetarë, teksa jeni duke ardhur në Kosovë për pushime, rruga shpesh mund të shoqërohet me pritje të gjata, lodhje dhe humbje kohe. Për ta bërë këtë udhëtim më të qetë dhe më të sigurt, APR është pranë jush me rrjetin e saj të bashkëpunëtorëve dhe shërbimin e asistencës rrugore.
Në kuadër të shërbimeve të saj, APR sjell një pako sezonale të dedikuar për diasporën, e krijuar posaçërisht për veturat me targa të huaja që hyjnë në rajon gjatë pushimeve.
Pakoja vlen për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi, duke ofruar asistime dhe kilometra pa limit për vetëm 29.90€.
Në rast defekti apo aksidenti, APR garanton transportin e të gjithë pasagjerëve deri në shtëpi në Kosovë, duke u dhënë mërgimtarëve mbështetjen e nevojshme në çdo situatë të papritur në rrugë.
APR ju dëshiron rrugë të mbarë dhe udhëtim të sigurt drejt vendlindjes. Për çdo eventualitet në rrugë, thirrni në numrin e APR dhe ekipi do të jetë në dispozicion për t’ju asistuar.
APR – Rrugën e bëjmë bashkë.
