KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Apple po hyn në botën e video-lojërave

Apple po hyn në botën e video-lojërave

Sipas raportimeve, Apple është pranë hyrjes në një kategori të re produktesh në botën e video-lojërave. Siç raporton Mark Gurman nga Bloomberg, Apple ka më shumë se një vit që po punon për kontrollues lojërash për iPhone, por ato mund të lansohen nën markën e saj Beats.

Në fillim të këtij muaji, një lexues i portalit MacRumors zbuloi në kodin e një versioni të macOS-it të gatshëm për publikim referenca për dy pajisje harduerike që përmbajnë komponentë tipikë të një kontrolluesi video-lojërash, si dy leva analoge, butona në pjesën e sipërme dhe butona drejtimi (D-pad).

Megjithëse Apple tashmë shet në dyqanin e saj online kontrollues nga prodhues të tjerë, përfshirë modelet e markave Backbone dhe SteelSeries, këta dy kontrollues, me emrat e koduar T6502 dhe T1057, po zhvillohen nën markën Beats. Sipas Gurman, zhvillimin dhe inxhinierinë e produkteve po e drejtojnë drejtuesit kryesorë të Beats.

Gurman vlerëson se Apple mund ta përdorë në mënyrë strategjike markën Beats ndërsa eksperimenton me këtë kategori të re produktesh.

Në këtë mënyrë, Apple mund të prezantojë një kontrollues Beats për video-lojëra me çmim më të përballueshëm sesa një pajisje që do të mbante drejtpërdrejt emrin Apple, pasi mund të shmangen materialet dhe dizajni tipik premium të kompanisë.

Për më tepër, sipas Gurman, ekziston një përputhje më e madhe mes estetikës dhe kulturës së komunitetit të video-lojërave dhe përdoruesve të produkteve Beats, gjë që mund ta bëjë markën të përshtatshme për këtë produkt.

Megjithatë, deri tani nuk ka një afat të konfirmuar se kur Apple mund ta prezantojë në treg kontrolluesin e saj të video-lojërave për iPhone. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.