KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Apple drejt shtrenjtimit, çmimet e produkteve pritet të rriten

Apple drejt shtrenjtimit, çmimet e produkteve pritet të rriten

Apple planifikon të rrisë çmimet e produkteve të saj, pasi kostoja e çipave të memories që përdor është rritur ndjeshëm, ka njoftuar shefi i gjigantit të teknologjisë.

Tim Cook, drejtori ekzekutiv në largim i Apple, tha se rritjet e çmimeve ishin “të pashmangshme” pasi situata rreth çipave të memories ishte bërë “e paqëndrueshme”.

Ai nuk tha se kur do të rriteshin çmimet ose cilat produkte do të prekeshin.

Gjithashtu, është e paqartë nëse rritja e çmimeve do të ndikojë në iPhone 18, i cili pritet të lansohet në shtator.

Çipat e memories janë komponentë thelbësorë në pajisjet inteligjente si telefonat, por bumi i Al ka rritur çmimet e tyre në muajt e fundit.

“Po bëjmë çmos për të zbutur rritjet e mëdha dhe jemi përpjekur t’i mbrojmë klientët tanë nga këto rritje, por situata është bërë e paqëndrueshme”, tha Cook. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.